Futbollisti shqiptar Berat Gjimshiti dhe modelja serbe Alisa Milenkovic së shpejti do të bëhen prindër. Cifti I ri u bashkua dhe asnjëherë nuk diskutuan marrëdhëniet mes dy vendeve. Modelja serbe tashmë pret fëmijën nga kosovari Gjimshiti. Alice mbeti shtatzënë me futbollistin e Atalanta dhe kanë ndarë lajmin e bukur në Instagram. Modelja postoi me krenari fotot e shtatzanisë së saj në profilin në Instagram dhe tregon për një shtatzani të përparuar.
Berati ka lindur në Zvicër dhe me origjinë nga Kosova. Kur luante për Zyrihun takoi modelen. Kanë qenë në lidhje për më shumë se pesë vjet dhe kurrë nuk lejuan që marrëdhëniet e këqija mes dy kombeve të ndikojnë në marrëdhënien e tyre. Në 2015 ata u shfaqen se bashku në Shqipëri, ndërsa në 2016 media foli për ndarjen e tyre. Por pajtimi erdhi shumë shpejt, dhe cifti tashmë pret një fëmijë.


