
Nga sot, trajnerit të Vllaznisë, Armando Cungut, pritet t’i bashkohen në stërvitje dy lojtarë të rinj. Në fakt, bëhet fjalë për një rinovim dhe për një rikthim. Mbrojtësi Antonio Marku është pranë marrëveshjes për rinovimin e kontratës me klubin shkodran dhe trajneri Cungu, i cili e vlerëson këtë lojtar, do ta ketë shpejt me grupin.
KRUJA – Përforcimi i dytë për Vllazninë pritet të jetë ai i mesfushorit Arsid Kruja, i shumëpërfolur kohët e fundit. Çështja e tij ka shumë mundësi të marrë zgjdhje sot, siç shkruan “Sport Ekspres”. Në zyrat e klubit shkodran mësohet se sot do të vijë një shkresë zyrtare nga FSHF-ja, që konfirmon zyrtarisht aktivizimin e Krujës me Vllazninë, pas probleme që ai ka pasur me klubin e tij në Arabi.