
Teuta u mund me rezultatin e thellë 4-0 nga Kukësi. 3 penallti dhe një gol I Abazaj vendosën këtë takim që u luajt në "Elbasan Arena". Në fund të ndeshjes për "Supersport", foli dhe trajneri Bledi Shkëmbi që komentoi edhe 2 penalltitë mjaft të dyshimta në favor të Kukësit.
"Zëvendësimit I sulmuesit ishte sepse isha I pakënqur me paraqitjen e tij në fushën e lojës. Me arbitrin ishte thjesht një pytje dhe asgjë më shumë dhe përgjigja e gjyqtarit të 4-të ishte nëse e ka prekur me koke në fillim apo me këmbë dhe pastaj me dorë nuk është penallti. Këto pamje nuk kanë nevojë për komente pasi janë të dukshme.
Për të qenë I sinqertë nuk kanë folur kurrë për arbitrat e nuk do ta bëj as sot. Por do të them që përveç mungesave tona nuk na duhej edhe këto gabime. Edhe ne kishim gabimet tona e duhet të bënim më shumë në këtë takim.
Nëse do të ishte shënuar goli me Vilën do të ishte një gol model. Nuk ishte problem vetëm me arbitrat, por edhe këto raste që duhet t'I shënojmë. Pa I hequr meritat Kukësit që ka shumë cilësi dhe të ndëshkon".