Sergio Aguero do të largohet nga Manchester City pas më shumë se 10 vitesh. Sulmuesi argjentinas nuk ka rinovuar kontratën që skadon në fund të sezonit dhe është bërë zyrtare largimi i tij nga skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola.
Sulmuesi nuk dëshiron të largohet nga Premier League dhe mediat angleze bëjnë me dije se ai ka dy oferta nga Chelsea dhe Tottenham.
Aguero ka pranuar të dëgjojë ofertat dhe është gati të luajë për rivalët e Man City. Në ditët në vijim pritet të zbulohet akoma më shumë rreth së ardhmes së lojtarit pasi edhe Barcelona e kërkon në skuadër për sezonin e ri.