Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Dy klube të Superiores në garë për Lenën

Shkruar nga NEWSPORT
Dy klube të Superiores në garë për Lenën

Mesfushori shqiptar nga Maqedonia, Nijaz Lena, i cili prej vitesh është aktivizuar në kampionatin shqiptar, tashmë është një futbollist i lirë. Ai përfundoi kontratën me Teutën dhe nuk gjeti akordin me klubin durrsak për ta rinovuar atë.

Eksperienca e tij në Shqipëri dhe cilësia e tij gjithsesi nuk mund të mbetet pa u vlerësuar nga klubet e Superiores, teksa Vllaznia dhe Laçi kanë shfaqur menjëherë interes.

Drejtuesit e të dy klubeve kanë kontaktuar më mesfushorin dhe i kanë paraqitur ofertën e tyre, duke lënë tashmë Lenën të zgjedhë për të ardhmen e tij.

Trajneri Cungu do ta mirëpriste një mesfushor si Lena te Vllaznia e tij, ashtu si edhe Troisi që po mundohet të ndërtojë një Laç cilësor. Lena luan prej 6 vitesh në Shqipëri, 5 nga të cilët i ka kaluar te Flamurtari dhe vitin e fundit e kaloi në Durrës.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga