
Kukësi do të luajë ditën e diel sfidën e radhës në kampionat ndaj Bylisit. Një transfertë e vështirë për kryesuesit e kampionatit që udhëtojnë drejt Ballshit. Në takimin e fazës së parë, Kukësi u mund 2-1, ndërsa tani kërkon "hakmarrjen", por edhe për të mos humbur vendin e parë. Një hap fals dhe një fitore e Tiranës do të nxirrte në vend të dyë verilindorët.
Ditën e sotme Kukësi ka kryer stërvitjen e radhës dhe lajm I mirë për trajnerin Duro është se I ka të gjithë lojtarët e gatshëm për këtë takim. Kukësi u kualifikua edhe në Kupë, por ndryshe nga Bylis që luajti me të gjithë titullarët, trajneri Duro hodhi në fushë formacionin e dytë duke lënë pushim një pjesë të të mirë të lojtarëve. Në këtë takim pritet të rikthehet edhe formacioni bazë që luan Kukësi në kampionat duke hedhur në fushë të gjithë "artilerinë" e rëndë.