Presidenti i FSHF-së dhe anëtari më i ri i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s Armand Duka u shpreh në kanalin “A2 CNN” përballë gazetarit Endri Xhafo se kundër tij janë bërë përpjekje pët të mos u votuar si anëtar i organizmit të futbollit europian, pasi është dërguar një letër anonime në dëm të tij.
Ndër të tjera, në lidhje me votimin e raportit për fiksimin e ndeshjeve, ku u aludua në media se Duka kishte votuar dhe dënimin e Skënderbeut, kreu i futbollit shqiptar refuzoi kategorikisht të kishte votur pro-dënimit me 10 vite pezullim nga të kampionëve të Shqipërisë nga aktivitetet e futbollit europian. Ai u shpreh kundër këtij dënimi duke e konsideruar të padrejtë dhe si “dënim të përjetshëm” të Skënderbeut, një rast i paprecedentë në historinë e futbollit europian.
“Presioni për t’u mos u votuar si anëtar i KE të UEFAS? Njëri nga kandidatët i ka shkruar letra anonime. Një email anonim nga Shqipëria, unë e kam parë dhe para dy vitesh. Ndodhi dhe sivjet. Është një tekst me një anglishte më të mirë. Nuk e di kush e ka dërguar. Nuk është se kam bërë investigime. I është drejtuar të gjithë federatave dhe u kërkonte se nuk duhej të më votonin. Gjoja se ka dëmtuar futbollin shqiptar, se jam i korruptuar. Ka ndikuar në ndryshimin e rezultatit të Shqipërisë në pjesëmarrjen në Europian, se s’ka dhënë rroga për administratën për një muaj, nga këto idiotësira.
Qëndrimi i Ceferin ndaj kandidaturës së Dukës? Opinionet tij kanë qenë pozitive karshi Shqipërisë. Ceferin nuk ka qenë paragjykues kundrejt kësaj kandidature. Ai e ka shpërfillur këtë letër. Ceferin nuk ka qenë lobues. Unë jam i bindur se ai ka qenë dashamirës. Në fund të fundit, ai është një njeri dhe mund të thotë një fjalë të keqe.
Mbarimi i mandatit të presidentit të FSHF-së para tij të KE të UEFA-s? Rikandidimi si president i FSHF-së në 2022 nuk është kusht i domosdoshëm. Kur zgjidhesh në KE duhet të jesh aktiv. Ndodh të ndërpritet mandati si president dhe vazhdon mandatin te KE. Duhet të jesh pjesë e KE deri në mbledhjen e Kongresit të ardhshëm.
Votimi pro-dënimit të Skënderbeut? As nuk kam votuar përt këtë dhe as kam thënë ashtu. Fiksimi i ndeshjeve nuk është vetëm një fenomen shqiptar. Skënderbeu ka marrë dënim shembullor, nuk ka ndodhur asnjëherë. Nuk do të isha dakord me një dënim të tillë. Po ta zbardhësh ka marrë dënim është dënim i përjetshëm.
Procesi vazhdon. Tendenca negative në këtë proces ka patur dhe nga Shqipëria. Mendoj se ka shtysa të interesave nga Shqipëria kundër Skënderbeut”, u shpreh Duka.
© 2023 News Sport - Dev by Aplikacione.com.