
Sytë e gjithë botës do të drejtohen nga Baku-ja mbrëmjen e sotme, pasi në orën 21:00 do të luhet finalja e madhe e UEFA Europa League.
Një 90 minutësh që vendos përballë dy shkolla të ndryshme, por me pikëpamje të njëjta. Dy skuadra që e kanë mbyllur sezonin në dimensione relativisht të kundërta, por mbrëmjen e sotme do të kërkojnë që të ngrejnë në piedistal të gjithë sezonin.
Arsenal dhe Chelsea do të vihen përballë në një derbi totalisht londinez. Nën drejtimin e gjyqtarit italian, Rocchi, dy skuadrat angleze do të kërkojën të ngrejnë lart trofeun modest në Kontinentin e Vjetër, por që thotë shumë për ta.
Duel si "ISH-" për Peter Cech që do të zhvillojë ndeshjen e fundit si profesionist me një fanellë si ajo e Arsenalit. Ndërkohë, edhe aventura e Maurizio Sarrit me Chelsea do të mbyllet menjëherë pas kësaj mbrëmjeje, pavarësisht rezultatit.
Gjithashtu, me valixhe në duar është edhe sulmuesi Gonzalo Higuain, teksa Unai Emery do të vuaj një mungesë të rëndësishme si ajo e Henrick Mkhitaryan. Mesfushori nuk do të jetë në dispozicion për shkak të tensionit politik midis Armenisë dhe Azerbajxhanit.
Formacionet e mundshme:
Chelsea : Kepa; Azpilicueta, Christensen, D.Luiz, Emerson; Kovaçiç, Jorginho, Barkley; Pedro, Giroud, Hazard.
Arsenali : Cech; Sokratis, Koscielny, Monreal; Maitland-Niles, Xhaka, Torreira, Kolasinac; Ozil; Lacazette, Aubameyang.