Për Samir Ujkanin, kanë nisur interesimet e para për transferim. Këtë herë drita jeshile për portierin vjen nga Seria A.
“Sky Sports”, ka zbuluar, se Genoa është interesuar për shërbimet e 28-të vjeçarit kosovar dhe shumë shpejt pritet të mbyllet dhe marrëveshja. Ky interesim i Genoas për kosovarin ka ardhur pas dëmtimi që ka pësuar portieri Matia Perin, që mendohet se do të qëndrojë për një kohë të gjatë jashtë fushës së blertë.
Si zëvendësues, drejtuesit e klubi kanë përfshirë në listë dhe Ukjanin, i cili aktualisht luan te Pisa në Serinë B.