Janë luajtur ditën e sotme tre nga ndeshjet e javës së pestë të Superligës së Kosovës. Ndeshje ku kishte edhe surpriza.
Drita u surprizua në transfertën e Fushë Kosovës, duke marrë vetëm 1 pikë, në ndeshjen që u mbyll me rezultatin 1-1. Një hap fals për ekipin e Dritës që padyshim është një pretendent për tu shpallur kampion.
Në krahun tjetër ekipi i Gjilanit bëri detyrën në shtëpi duke fituar minimalisht 1-0 përballë Malishevës.
Fitore mori edhe Llapi në transfertën përballë Feronikelit me rezultatin bindës 0-3.
Poll