
Ditën e sotme u luajt derbi në Kategorinë e Dytë mes Tirana B dhe Partizanit B. Një ndeshje e cila u mbyll në barazim 1-1 e në fushë kishte disa lojtarë nga ekipet e para. Të Tirana në fushë ishin Edon Hasani, Mario Morina dhe portieri Pano Qirko. Pritej shumë në këta lojtarë që të ndihmonin ekipin në përballjen ndaj Partizanit B, por paraqitja e tyre nuk ka qenë në nivelin e duhur. Portieri Qirko rrezikoi disa herë skuadrën e tij nga pësimi i golit duke bërë disa gabime që mund t'i kushtonin ekipit.
Nga ana tjetër për Partizanin B në fushë zbriti Romero dhe Mala që janë të dënuar nga ekipi i parë dhe janë dërguar te skuadra e dytë për t'u stërvitur dhe luajtur. Romero ka luajtur në disa ndeshje me skuadrën B, ndërsa për Malën kjo ishte ndeshja e parë pas disa kohësh pasi dënimi i klubit ka qenë për të mos e aktivizuar edhe te ekipi i dytë. Në fund të dyja skuadrat ndan nga një pikë duke mos prodhuar fitues e tashmë radha i kalon derbit të Superligës që do të luhet ditën e premte.