Korabi e ka nisur në mënyrën më të mirë Kategorinë e Parë. Dibranët në 3 ndeshjet e para të sezonit kanë marrë 3 fitore, ndërsa eleminuan edhe Tiranën nga Kupa.
Në krye të stolit të Korabit është Klevis Dalipi që dikur drejtonte Partizanin në Superligë, ndërsa tani po shkëlqen në Kategorinë e Parë. Në një postim në rrjetet sociale, trajneri i Korabit ka treguar edhe "çelsin" e suksesit dhe si fitohen ndeshjet.
"Sakrificë gjatë javës, emicion pozitiv para ndeshjes, grintë, inteligjencë gjatë 90 minuta. Kështu përfundojnë betejat", shkruan Dalipi në postimin e tij.

Poll