
Luis Alberto ishte kthyer në një çështje te Lazio. Mesfushori spanjoll refuzoi grumbullimin me skuadrën në ditët e para pasi kërkonte largimin, ndërsa më pas vendosi të të bashkohej me ekipin.
Prej disa ditësh, Luis Alberto po stërvitet rregullisht me skuadrën, ndërsa ka gjetur akordin edhe me drejtuesit. Duke parë dëshirën e madhe të spanjollit për t'u larguar, Lazio është "dorëzuar" dhe i ka premtuar lojtarit që nëse arrin një ofertë prej 50 milionë euro do të largohet.
Luis Alberto ka përfunduar kështu në merkato dhe klubet që kërkojnë shërbimet e tij duhet të bëjnë gati ofertë me çmimin e kërkuar nga skuadra kryeqytetase për ta patur në ekip. Tashmë ngelet për t'u parë në ditët në vijim nëse ndonjë klub do të arrijë të plotësojë kërkesat e Lazios për të transferuar spanjollin që prej disa sezonesh ka shkëlqyer në Serie A.