Në pritje të fillimit të Kategorisë së Parë, skuadrat janë duke zhvilluar përgatitjet e fundit për ta nisur sa më mirë edicionin e ri. Klubi i Kastritotit është një nga pretendentët kryesor këtë sezon për tu ngjitur përsëri në Superiore. Pas përforcimit të skuadrës, krutanët kanë zhvilluar dhe miqësore gjatë pushimeve verore. Sëfundmi kanë zgjedhur të sfidojnë ekipin nga Maqedonia e Veriut, Renova.
Ndeshja u zhvillua në orën 16:30 në stadiumin e KF Vllaznimit Kërcov.
Kastrioti e ka nisur më mirë ndeshjen e sotme duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh me rezultatin 1-2. Ndërsa në të dytën loja ishte më e balancuar dhe vendasit arritën të barazonin rezultatin në 2-2. Golat për ekipin e Kastriotit u shënuan nga Patrik Bardhi 12' dhe Spartak Ajazi 28. Një rezultat i mirë për krutanët para fillimit të kampionatit.
