Shqipëria u mund 0-1 nga Polonia mbrëmë, në takimin që u luajt në Air Albania. Në takimin e vlefshëm për kualifikueset e Botërorit, asgjë nuk shkoi siç duhet. Përveç se kuqezinjtë humbën dhe shpresat për Play Off, tifozët tanë hedhën shishe uji dhe sende të forta gjatë festimit të golit të rivalëve, duke bërë kështu një shfaqje të shëmtuar.
Një tifoz polak ka vendosur të tallet me Shqipërinë. Ai shkruan në koment në faqen zyrtare të klubit të Polonisë: "Doni ujë?" Fotoja e bashkëngjitur është ajo e Cristiano Ronaldos, i cili ka kohë që bën thirrje që të gjithë të pijnë ujë dhe të lënë mënjanë Coca Colan. Gjetje e bukur kjo e tifozit, i cili ka të drejtë të bëjë një gjë të tillë, pas asaj që pamë mbrëmë.
