
Toni Nadal, xhaxhai dhe në të njëjtën kohë trajneri i tenistit Rafael Nadal është shprehur në një intervistë të dhënë për Radio Marca, se ishte më mirë që Novak Djokoviç fitoi në finalen e Wimbledon, ndaj Roger Federer.
Mirëpo, kjo e ka një shpjegim. Sipas tij, kjo i ka bërë lojtarët që të jenë më afër me trofe me njëri-tjetrin.
"Do të ishte në interesin e Nadalit, që Djokoviç fitoi, sepse tashmë lojtarët janë më pranë njëri-tjetrit me trofe. Ishte një ndeshje shumë e bukur për tifozët", është shprehur Toni.
Kujotjmë që Federer është tenisti që ka fituar 20 tituj "Grand Slam", Nadal me 18, kurse Djokoviç me 16 të tillë.
Poll