Sot, në orën 16:15 në Kompleksin Tropikal do të luhet ndeshja miqësore mes Shqipërisë U21 dhe Shqipërisë U19. Mirëpo, për moshat U19 së fundmi ka një ndryshim sepse është dëmtuar Armando Dobra, i cili ka ardhur nga Ipswich. Në vendin e tij është inkuadruar sulmuesi i Teutës Dejvid Kapllani.
Mbetet për t’u parë si do të shkojë ky takim, pasi është një provë për U21, sepse në datën 15 tetor do të luajnë ndeshjen me Kosovës U21 në “Elbasan Arena”, e vlefshme për Eleminatoret e Euro 2021.
Më tej, sonte në mbrëmje në orën 20:45, Shqipëria e drejtuar nga Edi Reaj luan në transfertë ndaj Turqisë, ndeshje e vlefshme për Eleminatoret e Euro 2020-të, ku i vetmi rezultat për të mbajtur shpresat për kualifikim është fitorja.