
Kategoria e Parë e futbollit do zhvillojë sot pesë nga ndeshjet e javës së 14. Në fushë do zbresin 10 skuadra për të dy grupet. Duke nisur nga 13:30, në grupin A do zhvillohen dy duele. Dinamo ka një transfertë delikate me Vorën, ndërsa Oriku luan me Veleçikun në "Skënder Rusi".
Grupi B dhuron dy sfida interesante në garën për vendin e parë. Egnatia kryesuese pret Turbinën në ndeshjen mes fqinjve, që gjithmonë ka rezultuar e luftuar në fushë. Në Berat, Tomori dhe Flamurtari kujtojnë kohët e elitës, ndërsa Elbasani luan me Pogradecin.
Sot - Kategoria e Parë - 13:30
Grupi A
Vora - Dinamo
Veleçiku - Oriku
Grupi B
Elbasani - Pogradeci
Tomori - Flamurtari
Egnatia - Turbina
Poll