Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Dinamo nuk di të fitojë as në miqësore, 6 gola vendosin dy ndeshjet e sotme

Shkruar nga NEWSPORT
Dinamo nuk di të fitojë as në miqësore, 6 gola vendosin dy

Janë zhvilluar sot dy ndeshje miqësore, në kuadër të përgatitjeve për rinisjen e sezonit në futbollin shqiptar. Dinamo dhe Kastrioti janë ndarë në paqe, ndërsa Turbina ka thyer Vorën. "Blutë" e kryeqytetit nuk kanë ditur të fitojnë, ndërsa ndeshja është mbyllur 1-1. Për të besuarit e italianit Cammarat shënoi Kaloshi, ndërsa krutanët gjetën rrjetën nga pika e bardhë e 11 metërshit me sulmuesin Marku.

Miqësorja tjetër mes Turbinës dhe Vorës ka përfunduar 3-1, me cërrikasit që kanë qenë më lart në aspektin fizik. Për djemtë e Vladimir Gjonit shënuan Santiago dhe një dopietë e Jurgen Peqinit. Dy ndeshjet e sotme kanë shërbyer për të parë gjenjen fizike të lojtarëve, ndërsa Kategoria e Parë dhe e Dytë rikthehen pas afro 3 muajsh pezullim për shkak të Covid-19.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga