
Dinamo ka rinisur përgatitjet për javën e 13-të të Kategorisë së Parë. Pas humbjes në Kupën e Shqipërisë me skuadrën e Kastriotit, “Nëndetësja Blu” ka filluar menjëherë nga puna për edicionin futbollistik.
Kategoria e Parë do të rifillojë në 28 janar dhe kryeqytetasit janë gati për të dhënë maksimumin për objektivin “Superiore”.
Trajneri Nevil Dede po u jep ngarkesën e duhur futbollistëve, ku organika blu është e plotë. Veç Ersil Ymerit që ka probleme dëmtimi, pjesa tjetër e ekipit do të jetë në dispozicion të teknikut kryeqytetas për përballjen me Luzi 2008.
Poll