
Mesfushori i Luftëtarit Albano Aleksi është kthyer në njërin prej liderëve të ekipit gjirokastrit duke inkurajuar ekipin brenda dhe jashtë fushe. Goli i tij ndaj Tiranës sot i dha një pikë të vyer bluzinjve, por që mund të kishte vlerën e tre pikëve nëser Cobbinah i Tiranës nuk do të hiqte buzëqeshjen Luftëtarit me supergolin e tij në fund të ndeshjes.
Për "Supersport", mesfushori 26-vjeçar u shfaq i lumtur për barazimin e marrë në kryeqytet me arsyen se sipas tij Tirana është ekipi më i mirë në Shqipëri. Ndër të tjera Aleksi u tregua modest duke thënë se ende kërkon të japë më shumë nga vetja.
"Paraqitja ndaj Tiranës? Kemi bërë lojë shumë të mirë falë këtyre djemve të mrekullueshëm. Ka të bëjë shumë eksperienca. Jam i kënaqur për atë që morën ndaj ekipit më të mirë të Shqipërisë
Të luash mirë pa emra të mëdhenj? Nuk ka lidhje. Ka thënë grupi. Baza është grupi në futboll. Ai të ndihmon të marrësh rezultatet.
Lider dhe deciziv për Luftëtarin? Jam i kënaqur me pikët. Me veten jo. Të marrim maksimumin nga vetja.
Më shumë ia dhuruam ndeshjen Tiranës. Mund ta kishim mbyllur më shpejt ndeshjen. Por ndikoi eksperienca", u shpreh mesfushori Albano Aleksi.