Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

DETAJI/ "Divorci" me Kukësin, Musta tallet me Longon: Kënaqësi të isha pjesë e ekipit të Duros

Shkruar nga NEWSPORT

Emiljano Musta dhe Kukësi kanë njoftuar sot ndërprerjen e bashkëpunimit mes tyre. Gjithçka erdhi pasi trajneri Longo nuk e shihte më pjesë të planeve të tij mbrojtësin. 30- vjeçari nuk u bë pjesë e skuadrës prej ndeshjes me Vllazninë në javën e 33-të dhe ky mesa duket ishte fundit.

Aventura e tij nuk zgjati shumë, pasi vetëm në janar u afrua nga Partizani. Sot u zyrtarizua largimi nga Kukësi, fillimisht nga vetë Musta në rrjetet sociale, i cili ka gjetur një mënyrë të veçantë.

Bashkë me njoftimin ka postuar foto me fanelën e Kukësit, e cila vjen nga sezoni 2019/20, kur luante për verilindorët dhe në krye të pankinës ishte Shpëtim Duro.

“Bashkëpunimi im me klubin e Kukësit mbyllet sot. Dua të falenderoj tifozërinë për mbështetjen dhe drejtuesit për bashkëpunimin. Kënaqësi të isha pjesë e këtij ekipi”, shkruan Emiljano Musta në rrjetin social Instagram.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga