
Ish drejtori i Partizanit Dritan Dervishi do të përballet sërish me Sulejman Starovën. Aktualisht në rolin e drejtorit të Kukësit, ishi i të kuqve ka llogari të hapura me klubin e kryeqytetit. Më tepër se sa me Partizanin, Dervishi ka një garë në distancë me drejtuesit aktual të të kuqve. E njëjta situatë vlen edhe për Starovën apo dhe të tjerë që punojnë tek Partizani të cilët duan ta mundin medoemos ish drejtorin.
Derbi brënda familjes do të jetë i nxehtë me ndeshjen që do të luhet në fundjavë. Mbetet për tu parë nëse do të ketë polemika përpara takimit apo të dy klubet do të zgjedhin ta përgatisin me qetësi këtë takim.
Poll