
Dritan Dervishi ka folur për newsport.al në lidhje me situatën më të fundit në klubin bardheblu. Pas largimit të disa lojtarëve, presidenti Refik Halili ishte i ftuar në emisionin "Ora Skaner", në "Ora News", ku sqaroi me detaje këtë çështje në klubin e tij. Për këtë Dervishi theksoi:
"Nuk e kuptoj pse Halili duhet të japë shpjegime në TV. Ai është president dhe kur lojtari nuk pëlqehet, largohet. Punën e rrogave e zgjidh gjyqi në FSHF.
Halili duhet të vazhdojë reformimin e klubit duke larguar mercenarë, ai duhet të kërkojë të afrojë sponsor te Tirana. Nuk mund të mbahet vetëm klubi. Duhet reformë dhe duhen të largohen të gjithë lojtarët që nuk sakrifikojnë në këtë situatë të vështirë. Duhet parë më shumë nga akademia dhe boll me lojtarë anonimë të ardhur nga sekserë.
700 mijë euro për Merveil? Në qoftë se është e vërtet, është gabim i madh që nuk e shet. Me një lojtar nuk vijnë rezultatet, por vijnë me një grup të bashkuar, me lojtarë që japin shpirtin për ekipin. Ky është mendimi im", ka përfunduar Dervishi për newsport.al.