Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

DERBI u shty për shkak të tragjedisë, mësohet se kur do luhet Partizani - Tirana

Shkruar nga NEWSPORT
DERBI u shty për shkak të tragjedisë, mësohet se kur do

Tërmeti i 26 nëntorit që kaploi Shqipërinë, bëri që të mos flitej më për futboll. Klubet dhe organizmat e tjera sportive, menjëherë erdhën në ndihmë të të prekurve nga fatkeqësia. Federata Shqiptare e Futbollit shtyu javën e 14 dhe vëtëm këtë fundjavë rikthehet futbolli i luajtur.

Interes për sportdashësit ka ndeshja derbi mes Partizanit dhe Tiranës, e cila ishte programuar për të enjten e 5 dhjetorit. Si pasojë e fatkeqësisë dhe kjo ndeshje është shtyrë, në kuadër të javës së 15. Mundësitë më të mëdha janë që ajo të luhet në fundjavën e 14 apo 15 dhjetorit, por nuk përjashtohet mundësia që mesjava e ardhshme të zbresë ekipet në fushë. FSHF ende nuk e ka bërë publike axhendën e javës së 15, javë që kulmon me kryendeshjen Partizani - Tirana. Derbi pritet të luhet në stadiumin e ri "Air Albania".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga