
Tirana B dhe Partizani B do të rikthejnë atmosferën e derbit të kryeqytetit ditën e hënë në orën 14:00, në takimin që do të luhet në kompleksin sportiv "Skënder Halili".
Sfida e vlefshme për javën e 3-të të Kategorisë së Dytë pritet të ngjallë interes të lartë te tifozët, duke qenë se mbetet një derbi, ndonëse mes dy skuadrave të dyta të bardhebluve dhe të kuqve.
Ajo që do ta bëjë më interesante këtë përballje është fakti se, në të dyja kampet do të luajnë futbollistë të skuadrave të para.
Disa nga lojtarët e skuadrave të para të Tiranës dhe Partizanit do të zhvendosen të hënën në fushë për të ndihmuar ekipet B në këtë derbi të veçantë.
Poll