Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Derbi i kryeqytet ruan paktin për tribunën, por nuk rikthen tifozët bardheblu

Shkruar nga NEWSPORT
Derbi i kryeqytet ruan paktin për tribunën, por nuk rikthen

Të hënën derbi i kryeqytetit do të rikthej emocionet në Tiranë por për herë të parë do të zhvillohet në kushte të çuditshme. Nuk ka ndodhur asnjëherë që bardheblutë të mos kenë me vete tifozët dhe në stadium të jenë vetëm tifozët e Partizanit.

Marrëveshja për stadiumin “Selman Stermasi” ka prishur marrëdhëniet e Tiranës me tifozët, krisje e cila nuk është ngjitur. Tifozët e Partizanit do të jenë të shumtë në shkallët e stadiumit ndërkohë që ata bardheblu nuk do të kenë me vetë “Tirona Fanatics”.

Sipas kontratës që kanë firmosur dy klubet, tribuna D2 nuk do të hapet as këtë takim. Tirana ka kërkuar që në këtë sektor ku qëndrojnë Fanatics të mos vendosen tifozët e kuq dhe Partizani ka respektuar marrëveshjen. Megjithatë kjo nuk ndryshon asgjë, pasi të hënën në mbrëmje pritet që tifozët bardheblu të jenë të paktë në numër.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga