Sokol Cikalleshi e ka nisur si titull ndeshjen e sotme në kampionat. Sulmuesi shqiptar u aktivizua për 90 minuta në humbjen e skuadrës së tij ndaj Rizesporit ku aktivizohet Vedat Muriqi. Derbi i shqiptarëve u mbyll me fitoren e Rizesporit me rezultatin 3-1. Skuadra e Cikalleshit e nisi mirë ndeshjen duke kaluar të parët në avantazh, por më pas erdhi përmbysja në minutën e 70′ me Melnjak, ndërsa dy minuta më von sulmuesi i Kosovës shënoi golin e avantazhit. Në minutën e 82′ Maloulma shënoi dhe golin e 3-të duke vulosur fitoren.
Pas kësaj jave Akhisarspori zbret në vend të fundit me 17 pikë, po aq sa Fenerbahce dhe Erzurumm. Ndërsa Rizerspori ngjitet në vend të 15-të me 18 pikë.