Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Deputetja "fanatikse": Shqetësimi në stadium? Koret ofenduese, s'kemi infrastrukturën e duhur

Shkruar nga NEWSPORT
Deputetja "fanatikse": Shqetësimi në stadium? Koret

Jorida Tabaku, deputetja e PD-së, prezente në panelin e tryezës së rrumbullakët të diskutimeve mbi nismën "Emancipimi në stadiume", ka ngritur shqetësimin e saj mbi mungesën e infrastrukturës së stadiumeve në vendin tonë.

E njohur edhe si tifoze e ekipit të Tiranës, deputetja e Kuvendit të Shqipërisë nuk nguron të jetë në stadium kur luan ekipi bardheblu, sidomos në ndeshje të rëndësishme siç është derbi kundër Partizanit.

"Vërejtja ime është për ato ofendimet në kor që bëjnë tifozët e të gjitha skuadrave.

Futbolli është i bukur, sepse e pranon edhe humbjen. Në stadium shkohet për të ndjerë edhe entuziazmin e tifozëve.

Mua më duket se ka ende mangësi infrastruktura në stadium, sepse ka shumë radhë para se të hysh, shtyrje e të tjera.

Edhe pse kushtet janë përmirësuar ndjeshëm duhet thënë kjo.

Unë prej 2009-ës jam tifoze e zjarrtë dhe që prej asaj kohe kam marrë më shumë komente si tifoze sesa në fushën e politikës.

Një gjë e tillë më ka ndodhur shpesh kur kam qenë e ftuar në emisione sportive kur kam folur edhe kundër FSHF-së pse jo, në një moment kur mendoja se FSHF-ja kishte dhënë vendime të ashpra kundër tifozëve të ekipit që unë mbështet", tha deputetja e Kuvendit të Shqipërisë, Jorida Tabaku.

Tags:

VENDI

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga