
Memphis Depay do të zyrtarizohet te Barcelona. Sulmuesi hollandez do të luajë sonte ndeshjen e fundit me fanellën e Lyon, për të kaluar më pas te klubi spanjoll.
Gazetari i njohur, Nicolo Schira ka zbuluar edhe detajet e marrëveshjes. Depay do nënshkruajë një kontratë 3 vjeçare, ku do fitojë 5 milionë euro në sezon, pa llogaritur bonuset.Ardhja e tij te ekipi katalanas shton akoma më shumë konkurrencën te Barcelona, e cila synon të jetë mes pretendentëve në sezonin e ardhshëm futbollistik.
Memphis #Depay is almost done to #Barça as a free agent. Ready a contract until 2024 (€5M/year + add-ons). Last details. #transfers #FCB
— Nicolò Schira (@NicoSchira) May 22, 2021
Poll