
Portieri i Kombëtares kuqezi dhe njëherazi i Lazios, Thomas Strakosha ka pësuar një dëmtim që duket se do e mbajë jashtë për disa kohë. Sipas asaj që raporton Il Messaggero, dëmtimi i zvarritur në krah është rishfaqur, ndërsa në dyshim është data e rikthimit.
Gjasat janë që gardiani kuqezi të jetë gati për rifillimin e Serie A në mesin e qershorit, ndërsa Lazio ka patur jo pak probleme këtë kohë me dëmtimet. Portieri tjetër, Silvio Protto i ngecur në Belgjikë prej Covid-19 është i dëmtuar, teksa Inzaghi ka të gatshëm vetëm të riun Guido Guerrieri.
Poll