
Manchester City ka humbur për një periudhë të gjatë shërbimet e qendërmbrojtësi Laporte. Francezi u dëmtua në ndeshjen e fundit në kampionatin anglez duke humbur edhe takimet me Kombëtaren e tij që luajti përballë Shqipërisë dhe do të luajë ditën e martë ndaj Andorrës.
Në këtë mënyrë Pep Guardiola kërkon me çdo kusht një mbrojtësi të ri në merkaton e janarit. Siç raporton "TuttoSport", tekniku spanjoll ka kthyer sytë nga Interi për të gjetur mbrotjësin e duhur. Bëhet fjalë për Milan Skriniar që është vënë në shenjestër të klubit anglez. Sllovak rinovoi disa muaj më parë me Interi dhe largimi i tij duket i vështirë ose mund të bëhet për një shifër të parezistueshme.
Poll