
Vetëm dy ditë më parë Elseid Hysaj ka pësuar një dëmtim të rëndë, në transfertën që Napoli luajti ndaj Torinos (0-0), e vlefshme për javën e 7-të të Serie A. Mirëpo, sa do të mungojë mbrojtësi shqiptar?
Sikurse raportojnë mediat italiane, anësori i djathtë do të jetë jashtë fushave për më shumë se një muaj, ose diçka më pak dhe më pas do të jetë në dispozicion të trajnerit Carlo Ançelotti, të paktën deri në merktaon e janarit, sepse më pas, karriera e shkodranit mund të marrë një tjetër udhë.
Shumë skuadra janë të interesuara për shërbimet e tij, duke filluar nga Roma, Ateltico Madrid etj. 25 vjeçari kërkon më shumë hapësirë dhe dëshiron që të luajë titullar, e kësisoj pas janarit, lojtarin shqiptar mund ta shohim me një tjetër klub.