Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

Dëmtime dhe pezullime, Shkëndija e Tetovës "furnizon" sërish me lojtarë Maqedoninë e Veriut

Shkruar nga NEWSPORT
Dëmtime dhe pezullime, Shkëndija e Tetovës "furnizon"

Dy futbollistët kuqezi do të jenë pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut për ndeshjen e të mërkurës ndaj Gjeorgjisë në Shkup.

Trajneri i përfaqësueses A të Maqedonisë, Igor Angellovski sot ka dërguar ftesë në adresë të Shkëndijës për të shfytëzuar Ennur Totren dhe Ljupço Dorievin për ndeshjen e rradhës.

I ndikuar nga dëmtimet dhe pezullimet, Angellovski ka vendosur të ftojë pesë lojtarë shtesë për duelin e rradhës, duke përfshirë këtu edhe dy kuqezinjtë e Shkëndijës.

Totre dhe Doriev vihen menjëherë në shërbim të ekipit përfaqësues për ndeshjen e të mërkurës me Gjeorgjinë, ndërsa jashtë kombinimit për këtë duel mbetet Egzon Bejtullai që pësoi dëmtim në përballjen e të enjtes me Kosovën në Shkup.

Takimi Maqedoni e Veriut-Gjeorgji në kuadër të xhiros së katërt të Ligës së Kombeve luhet të mërkurën në Shkup, me fillim në orën 20:45 minuta.  

Tags:

MAQEDONIA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga