Drejtuesit e FSHF-së kanë vendosur të pushojnë nga puna shefen e marrëdhënieve me jashtë, austriaken Karin Witasek, pasi jepte informacion më shumë se sa duhej për gazetarët. Ka zgjatur vetëm pak ditë aventura kuqezi i austriakes, që ndoshta nuk e kishte kuptuar mirë se jo çdo gjë nxirret jashtë shtëpisë. Në nje eveniment të madh, siç është Europiani, stafi administrativ i kombëtares duhet të jetë i kompletuar në çdo sektor, por jo me “spiunë”…
Nga burime pranë FSHF-së bëhet me dije se austriakja kishte një kontratë të përkohshme për marrëdhëniet me jashtë, por nuk doli sipas pritshmërive dhe bënte diferencime midis medieve shqiptare dhe atyre tëhuaja.