
Lucas Cardozo do të vijojë të mbetet në Shqipëri. Sulmuesi brazilian është në pronësi të Partizanit, por i huazuar te Besa e Kavajës. Në prononcime për mediet ai ishte shprehur se do të largohet në fund të këtij sezoni nga Shqipëria.
Mirëpo drejtuesit e kuq kanë vendosur t’i ofrojnë rinovimin e kontratës. Nevoja për shërbimet e tij në linjën e majtë të sulmit ka ndryshuar planet dhe s’do të jetë çudi që 26-vjeçari të kontribuojë sërish për 16 herë kampionët e vendit.
Poll