
Afrimi në rradhët e Partizanit e ka vënë Luciano Moxhin në qëndër të mediave shqiptare por jo vetëm. Ditën e djeshme Moxhi ka dhënë një intervistë për “Tuttomercatoweb” dhe natyrshëm nuk mund të mungonin pyetjet për aventurën e re te Partizani.
I pyetur nga gazetari për postin që mban te Partizani, Moxhi ka sqaruar se është thjesht këshilltar i presidentin dhe asgjë më tepër. Italiani ka folur me superlativa për sulmuesin e Partizanit Kaleb Ekuban duke deklaruar se është një lojtar i ri premtues, që në Itali nuk pati fat dhe shkoi në provë te Partizani duke i bindur drejtuesit.
Poll