Taulant Seferi është shprehur i lumtur për debutimin me skuadrën e Tiranës. Sulmuesi i kombëtares shqiptare u fut dje në lojë në minutën 53-të duke bërë një paraqitje relativisht pozitive. Ai ka bërë një postim në rrjetet sociale ku falënderon të gjithë për mesazhet pozitive.
"Shumë i lumtur për debutimin tim, me fanelën e @kftirana.al. Falënderimi i takon Zotit të gjithësisë dhe faleminderit gjithë juve për mesazhet. U jam mirënjohës", shkruan Seferi.
Kujtojmë që ndeshja Tirana - Kastrioti përfundoi dje me rezultatin 2-1, triumf shumë i rëndësishëm për ekipin e drejtuar nga Nevil Dede.

Poll