
Ish-drejtori i Partizanit Eduart Prodani dhe zv/presidenti i FSHF-së Edvin Libohova debatuan në programin "Fair Play" në Ora News në lidhje me ndërtimin e Ligës Profesioniste. Ish-zyrtari i Partizanit deklaroi se ky organizëm i ri nuk mund të gjenerojë të ardhura, sepse futbolli jonë ka imazh të papërshtatshëm për promovimin e emrit të tij.
Kreu i sapozgjedhur i Ligës Profesioniste u shpreh optimisit se klubet, nëpërmjet Ligës Profesioniste, do të kenë mundësi të lobojë për implementimin për ligjinin e sponsorizimit në sport.
"Liga jonë nuk ka se si të jetë e pavarur nga Federata. Nuk i gjeneron dot të ardhurat vetë, as nga klubet. Por klubet nuk besojnë se do të pranojnë nga pjesa organizative. E vetmja mënyrë është të subvenciojë federata. Tre janë burimet themelore: klubet, e drejta televizive, dhe shitja e emrit.
E para nuk kishte opsion, e dyta mbulon shumë pak. Shanset janë të barabarta që shitjen e emrit që mund të bëjëL e bën dhe Federata. Që të asociohet një biznes që do të investojë në futbollin tonë, duhet që Superiorja të ketë më reputacion. Federata është kujtuar vonë", u shpreh Prodani.
"Liga do të prodhojë burime të veta, sepse do të mendojë vetëm për vete. Ajo do të ketë mundësinë të mendojë për shitjen e emrit. Do të ketë burime të tjera. Liga do të bëjë lobbing për ligjin e sportit për sponsorizimet. Donatorët do të afrohen. Por, kjo nuk është një gjë që bëhet brenda natës", përfundoi Libohova.