
Ish-mesfushori i Romës, Boca Juniors dhe kombëtares së Italisë, Daniele De Rossi është shtruar në spital pas simptomave të Covid-19. Italiani ka folur për mediet në Itali, due treguar gjendjen e tij. Ndihmëstrajner te Italia, De Rossi u infektua në kualifikesuet e Botërorit të Azurëve.
"Erdha në spital pasi kisha shumë simptoma që nuk largoheshin. Kisha polmonit në të dy krahët, nuk është e rëndë, por e kam. Mbi të gjitha mjekët më kanë thënë se nëse nuk do të kisha ardhur në këtë kohë... Nuk është një gjendje në limite, por nuk është as një Covid-19 që mund të kurohet në shtëpi.
U ngrita nga karrigia, por pa e bërë shumë shpejt, ashtu siç bëj zakonisht dhe thuajse pësova humbje ndjenjash. E dëgjoja çdo gjë me shkëputje, u trondita dhe u frikësova, ndaj kërkova të më bënin një kontroll", tregoi De Rossi.