Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Cungu ka vetëm zhgënjime nga Vllaznia

Shkruar nga NEWSPORT

Trajneri Armando Cungu i Vllaznisë duket se nuk po arrin që të krijojë skuadrën që dëshiron në prag të sezonit të ri. Shprehet se kuqeblutë janë të vonuar në merkato, madje edhe pse e kanë nisur ndër të parët sezonin e përgatitjeve, ai shprehet se janë tri javë pas.

[caption id="attachment_12848" align="alignleft" width="300"]Jasmin Agoviç, portieri i ardhur në provë te Vllaznia Jasmin Agoviç, portieri i ardhur në provë te Vllaznia[/caption]

Në një intervistë të dhënë për shtypin e shkruar, Cungu shpreh pakënaqësitë e tij në lidhje me lojtarët që nuk pranojnë provën, por edhe për ata që kanë ardhur në provë dhe nuk e kanë bindur gjatë qëndrimit disa ditor në Shkodër.

"Nga futbollistët e testuar deri më sot më ka bindur sulmuesi Rakiç. Ai dha shenja pozitive në miqësoren e luajtur kundër Deçiç. Edhe portieri Akoviç vlen të përgëzohet deri më sot, sepse ka dhënë shenja të mira. Por, sulmuesit duhet t'i japim pak kohë, sepse ka ardhur vonë dhe duhet që të rritet fizikisht", thotë fillimisht tekniku i kuqebluve.

"Jam i zhgënjyer nga lojtarët e kampionatit shqiptar dhe të huaj, të cilët i kemi njohur. Lojtarët e mirë kanë të drejtë që pretendojnë të mos bëjnë provë, por unë e kam vendosur që lojtarë pa provë nuk marr në skuadër.  Kjo po e bën më të vështirë merkaton tonë. Megjithatë, deri në fund do të shpresojmë se do të afrojmë lojtarët e duhur", cilësoi Armando Cungu duke theksuar se ku e ka problemin aktual Vllaznia.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga