
Armando Cungu, trajneri i Kukësit, ka folur për faqen zyratre të Kukësit në "Facebook", për barazimin në ndeshjen miqësore me Rostovin, me rezultatin 1-1.
Ai ka thënë: "Në këto kushte ku stërvitemi ne, edhe ekipet janë të niveleve të larta. Janë ekipe të forta. Sot, barazimi me Rostovin ishte i drejtë. Edhe pse, ne ishim më dominues në lojë, edhe në mbajtjen e topit. Patëm raste edhe për të ndëshkuar kundërshtarin.
Për ne, thelbësor është fakti të përgatitemi për kampionatin. Ekipi ishte bindës, kemi treguar rritje. Edhe unë si trajner, kam nevojë të shoh 2-3 sisteme në fushë, që do na duhen gjatë kampionatit, të shoh si do sillet ekipi, në varësi të rezultatit apo kundërshtarit.
Rroca dhe Shkurtaj janë lojtarë cilësorë, kanë bërë mirë në Shqipëri. Jam i kënaqur e nivelin e tyre, por kanë nevojë të përshtaten dhe rritja fizike, do i bëjë më të lirshëm dhe më të dobishëm për ekipin".