Vangjel Zguro ka reaguar në rrjetet sociale për gjyqtarin Andi Koçi, i cili ishte kryesor në sfidën mes Skënderbeut dhe Dinamos. Mbrojtësi i korçarëve i bën thirrje shokëve të skuadrës të luajnë si sot, pasi sipas tij rezultatet nuk do të mungojnë.
Ai kritikonte ashpër gjyqtarin e kolegjiumit të Durrësit, ku sipas tij është tallë sot me Skënderbeun përmes vendimeve të tij. Në postimin e bërë në Instagram, Zguro shkruante:
"Jam krenar për këtë ekip dhe për këta çuna sepse sot dhamë shumë në fushë dhe nuk e merituam humbjen. Nuk mund të vijë një arbitër dhe të tallet me një ekip si Skënderbeu. Unë nuk e di ku e gjejnë guximin këta lloje njerëzish.
Çuna, nëse do të luajëm si sot, rezultatet do të vijnë. Veçse më të fortë na bëni o ju njerëz që shkelni mbi djersën e lojtarëve. Zoti lart ju sheh, herët ose vonë ju vjen dita..."
