
Kukësi ka zhvilluar seancën e parë stërvitore, pas fitimit të Superkupës së Shqipërisë. Të besuarit e trajnerit Gjoka janë vënë menjëherë nën urdhrat e tij. Por e çuditshmja dhe njëkohësisht e veçanta në këtë seancë stërvitore qëndron pikërisht te "vëzhguesi special" i kësaj seance. Në një foto të publikuar nga vetë klubi shihet portieri Koliqi që stërvitet me intensitet. Por pas tij ndodhet pikërisht qeni i Edon Hasanit, me sytë drejtuar nga portieri i Kukësit, ku duket tamam si një "bodyguard" i tij. Një rast sa i cuditshëm dhe i veçantë, ku nuk ishte parë herë tjetër. Siç duket lojtarët e Superiores nuk i lënë pas dore "miqtë" e tyre, teksa i marrin edhe nëpër seancat stërvitore...
[gallery columns="1" size="full" ids="30504"]