Cristiano Ronaldo ka zbuluar dëshirën për Vitin e Ri 2017. Ylli i Real Madridit ishte i mrekullueshëm në vitin që po lëmë pas teksa arriti të fitojë trofe me Realin, Portugalin, por dhe “Topin e Artë”.
Sulmuesi portugez ka folur në prag të festës së Vitit të Ri për “ONE TV”, ku zbuloi dëshirën e tij: “Synimi im është të ruaj nivelin tim. Do të luaj edhe për disa vite futboll. Kam nënshkruar kontrata me Nike e Real Madrid”.
Duhet thënë që 2016-ta ka qenë mjaft e suksesshme për portugezin, i cili arriti të fitonte gjithçka në karrierën e tij futbollistike.