Cristiano Ronaldo shkëlqeu sërish me Portugalinë duke shënuar dopietë në fitoren e ‘Luzitanëve’ përballë Sllovakisë, ç’ka i siguroi matematikisht biletën për Euro 2024.
Legjenda portugeze u pyet nga gazetarët për të ardhmen e tij dhe u shpreh se ndihet mirë e synon finalen së bashku me shifrën e 900 golave në karrierë teksa aktualisht është në shifrën e 857 rrjetave të shënuara me klub dhe kombëtare.
"Shpresoj të shkojmë sërish në finale, por rruga eshte akoma e gjate. E ardhmja? Po shijoj momentin e mirë, ndihem mirë, trupi im po i përgjigjet asaj që i kam dhënë ndër vite. Jam i lumtur si në kombëtare ashtu edhe në klub. Kam shënuar shumë gola dhe ndihem mirë fizikisht. Mendoj se do të arrij 900 gola", tha portugezi.