
Skuadra e Torinos ka pezulluar seancën e sotme stërvitore për shkak të rasteve të shumta me COVID-19.
Ekipi italian është detyruar të marrë këtë vendim duke qenë se lojtarët dhe stafi teknik ndihen të rrezikuar. Lajmi është bërë me dije në kanalin zyrtar ku thuhet se sot ekipi nuk do të zbresë në fushë prej 3 futbollistëve të prekur nga Coronavirusi.
"Në lidhje me situatën e kontigjentit, mbi indikacionet e autoritetit lokal shëndetësor, Klubi i Futbollit Torino njofton se stërvitja e sotme është pezulluar në pritje të kontrolleve të mëtejshme", shkruhej në njoftimin e klubit italian.
Poll