Bota e futbolli është ndalur prej javësh tanimë, teksa kampionatet janë pezulluar si shkak i Covid-19. Një ndër ekipet që e pësoi qysh në fillim ishte Sioni, me klubin zviceran që kërkoi uljen e rrogave nga lojtarët. Nëntë prej tyre nuk e pranuan diçka të tillë, teksa u përjashtuan nga klubi. Mes tyre ishte edhe Pajtim Kasami e Ermir Lenjani.
Futbollisti i Kombëtares kuqezi ka reaguar nëpërmjet rrjeteve sociale, duke shkruar se Zoti ka një plan për të gjithë. "Sinqerisht, pranimi i plotë që gjithçka ndodh për një arsye, qoftë e mirë apo e keqe, e bën një njeri shumë paqësor. Ti nuk ke më shqetësime dhe je i lumtur, sepse e di që një ditë do e kuptosh se pse të ndodhi ty. Mund të mos ndodhë sot ose nesër, por gjithsesi do të ndodhë. Zoti di të planifikojë gjithçka", perfundon Ermir Lenjani.
