Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Çoroditi" kryeqytetin, futbollisti i PARTIZANIT jehonë në mediet spanjolle: Prej 2 vitesh s'e nis nga minuta e parë

Shkruar nga NEWSPORT


Aristoteles Romero është një nga emrat më të përfolur së fundmi në mediet shqiptare jo për kontributin në fushë, por për festat e çmendura në pallatin ku ai jeton. Në fushën e blertë ka treguar që është një lojtar i fortë, mirëpo duket se s'ka bindur plotësisht pasi Telushi është futbollisti në të njëjtin rol që ka zënë vendin e titullarit. Së fundmi për 23-vjeçarin kanë shkruar në mediet spanjolle.

"Meridiano.com", një portal spanjoll pasqyron gjendjen e mesfushorit venezulian për të cilin shkruan se ka mundësi të tregojë vlerat e tij në kampionatin shqiptar. Një gjë të tillë s'arriti ta bënte në Ligën e Dytë spanjolle teksa paraqitjet e tij ishin me "pikatore". "Romero, 23-vjeç" do të ketë mundësinë të ekspozojë veten në futbollin shqiptar me klubin kryeqytetasit. Në aventurën e tij të fundit në Spanjë, ai luajti vetëm 135 minuta në 5 ndeshje me Rayo Majadahonda të Divizionit të Dytë të Spanjës. Sidoqoftë, pas dy sezonesh do të ketë mundësi ta nisë nga minuta e parë (Ai nuk e kishte bërë këtë që nga viti 2017 me Ankaran Hrvatini)".

Faksimile e lajmit spanjoll
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga