
Interi ia ka dalë të fitojë titullin kampion në Serinë A. Ndeshja e fundit ndaj Udineses luhet thjeshtë për statistikë, me ekipin nga Milano që ka bërë një sezon fantastik. Trajneri Antonio Conte po mendon për formacionin, ku nuk përjashtohet një rotacion i mundshëm. Surpriza është Pinamonti, me sulmuesin e talentuar 22 vjeçar që do ketë mundësinë të tregojë veten në këtë 90 minutësh.
Ai nuk ka patur hapësira, për shkak se dyshaj Lautaro-Lukaku janë pjesë e pandashme e formacionit bazë. Pinamonti shpreson të bëjë një paraqitje të mirë, nesër ndaj Udines.
Poll